Shkëlzen Gashi vjen me një propozim për Asociacionin, kërkon nga qeveria Kurti të insistojë në këtë gjë!

Aktuale

Shkëlzen Gashi vjen me një propozim për Asociacionin, kërkon nga qeveria Kurti të insistojë në këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:37
Analisti Shkëlzën Gashi

Analisti Shkëlzën Gashi ka komentuar presionet e vazhdueshme që po bëhen për formimin e Asociacionit.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi nga Qeveria e Kosovës që gjatë hartimit të Statutit të Asociacionit të futen edhe 3-4 komuna me shumicë shqiptare.

“Për shkak të parimit të shumë proklamuar të multi-etnicitetit, ku asambleistët e minoritetit shqiptar në Kuvendin e Asociacionit do të kishin të drejta të njëjta sikur deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës - pra, pa 2/3 e votave të minoritetit shqiptar, Kuvendi i Asociacionit nuk do të mund të merrte asnjë vendim”, shpejgoi Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që gjatë hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, në këtë asociacion të futen edhe 3-4 komuna me shumicë shqiptare (këtë e mundëson në një mënyrë edhe pika 18 e marrëveshjes për parimet e përgjithshme/elementet kryesore për asociacionin) për shkak të parimit të shumë proklamuar të multi-etnicitetit, ku asambleistët e minoritetit shqiptar në Kuvendin e Asociacionit do të kishin të drejta të njëjta sikur deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës - pra, pa 2/3 e votave të minoritetit shqiptar, Kuvendi i Asociacionit nuk do të mund të merrte asnjë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat