​MPJ nënshkruan kornizë bashkëpunimi me Republikën e Maltës

Aktuale

​MPJ nënshkruan kornizë bashkëpunimi me Republikën e Maltës

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:45
Foto nga takimi

Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtëritjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ky dokument mundëson:

1. Shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve;

2. Shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre;

3. Thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile;

4. Afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT;

5. Bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve;

6. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor;

7. Shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Ai falënderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat