E thotë eurodeputeti: Pa i normalizuar raportet me Kosovën, për Serbinë do të jetë e vështirë rruga drejt BE-së

Aktuale

E thotë eurodeputeti: Pa i normalizuar raportet me Kosovën, për Serbinë do të jetë e vështirë rruga drejt BE-së

Më: 30 janar 2023 Në ora: 22:04
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka thënë se Serbia nuk mund të bëjë progres në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovës.

“Progresi në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do ta përmirësonte dukshëm pozicionin e Serbisë si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në institucionet tjera evropian”, ka thënë eurodeputetit, të cilin e kanë cituar mediat serbe.

Sipas Bilçik, për Serbinë nuk ka qenë e lehtë kur ka vendosur për anëtarësim në BE, por ka thënë se duhet të marrë edhe të tjera vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se pikë e parë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës, sepse pa e bërë këtë gjë, siç ka deklaruar ai, “progresi drejt Bashkimit Evropian do të jetë i ngadalshëm, apo s’do të funksionojë fare”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat