Deklarata skandaloze e Milanoviq, Haradinaj-Stublla i kërkon Osmanit ta telefonoj për t’i treguar dallimin

Aktuale

Deklarata skandaloze e Milanoviq, Haradinaj-Stublla i kërkon Osmanit ta telefonoj për t’i treguar dallimin

Më: 30 janar 2023 Në ora: 22:20
Meliza Haradinaj – Stublla.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë një deklaratë të tmerrshme ndaj vendit tonë, duke thënë se ‘Serbisë iu rrëmbye Kosova’.

Rreth kësaj ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Haradinaj – Stublla përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet t’i telefonojë nesër Presidentit kroat për t’i shpejguar dallimin mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë.

“Presidentja Vjosa Osmani duhet t’a telefonojë menjëherë nesër Presidentit kroat, Zoran Millanoviq për t’ia shpjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Po ashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij”, shkroi ajo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat