Deputetja e LDK-së flet për dialogun Kosovë – Serbi/ Ja kërkesa e saj!

Aktuale

Deputetja e LDK-së flet për dialogun Kosovë – Serbi/ Ja kërkesa e saj!

Nga: M.Haziri Më: 31 janar 2023 Në ora: 07:00
Rrezarta Krasniqi

Dialogu Kosovë-Serbi po mbetët një temë ende e pazgjidhur, ani pse tashmë seriozitetin e situatës e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët.

Në lidhje me ngjarjet e fundit si dhe ecurin e dialogut në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Ajo u shpreh se procesi i dialogut është përcjellur me mungesë të trasnparencës dhe qasje të gabuar.

“I gjithë procesi i dialogut me palen serbe është përcjellur me mungesë të transparencës dhe me një qasje të gabuar.

Njëriu që është në krye të qeverisë ka shkelur edhe parimet e tij dhe të subjektit që e drejton, sepse sa ishte pjesë e opozitës, deklaroheshin se dialogu duhet të jetë i hapur, ndërkaq tani ne shohim se po ndodh e kundërta.

Pati thënë se nuk takohet me Vuçiqin pa kërkim falje, por pasi erdhi në pushtet u takua pa asnjë kusht, hoqi dorë nga konfiskimi dhe gjobat për targat, madje, për me keq e negocioi në tavolinë me Vuçiqin vendimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër deputetja shton që ne si LDK çdo herë kemi qenë për dialog, por jo për një dialog pa fund.

“Po ashtu vlen të kujtohet se ishin zotuar se kur të vinë në pushtet dialogun do ta nisni “nga poshtë”, duke aluduar kështu tek serbët lokal, për të vazhduar me “ata lartë”, siç deklarohej dikur z. Kurti, për dialogun me drejtuesit e shtetit serb, por pasi erdhen në pushtet me nxitim nisen dialogun.

Ne si LDK çdo herë kemi qenë për dialog, por jo për një dialog pa fund. Është e rrugës që qeveria të prezantojë strategjinë e për mbylljen e dialogut, si dhe përiudhen kohore kur parashihet të përfundojë kjo çështje”, shpjegon deputetja.

Në fund, ajo thotë që Kosova nuk duhet ta humb rastin pa adresuar çështjet thelbësore për vendin.

Në rrethanat aktuale, kur kemi zhvillimet të shumta gjeopolitike pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, Kosova nuk duhet ta humb rastin pa adresuar çështjet thelbësore për vendin, siç është zbardhja e fatit e të pagjeturve dhe pastaj të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila krijon njohjen reciproke mes dy vendeve.

Çdo marrëveshje tjetër, pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e papranueshme dhe konsiderohet e dëmshme për vendin”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat