Rrustemi: Termi “shqiptar” përmendet vetëm dy herë në Kushtetutë e “serb” 15 herë, tash edhe Asociacioni!?

Aktuale

Rrustemi: Termi “shqiptar” përmendet vetëm dy herë në Kushtetutë e “serb” 15 herë, tash edhe Asociacioni!?

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:16
Adnan Rrustemi

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se në Kushtetutën e Kosovës termi “shqiptar” apo “shqip” përdoret vetëm dy herë.

Ndërsa, sipas tij në Kushtetuë, termi “serb” apo “serbe” përdoret 15 herë.

“Në Kushtetutën e Kosovës termi ‘shqiptar’ apo ‘shqip’ përdoret vetëm DY HERË. Në nenin 3 kur thuhet se Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, dhe, në nenin 5 kur përmenden gjuhët zyrtare: Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. Termi ‘serb’ apo ‘serbe’ përdoret PESËMBËDHJETË HERË”, ka shkruar Rrustemi në një postim në Facebook.

Ai po ashtu, përmend nenet në Kushtetutën e Kosovës që termi “serb” apo “serbe” është përdorur .

“Në nenin 5 te gjuhët zyrtare; Në nenin 59 tek të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre; Në nenin 64 te struktura Kuvendit; Në nenin 67 te zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit; Në nenin 78 te Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve; Në nenin 96 te Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve; Në nenin 108 te Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Në nenin 139 te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Në nenin 148 te Dispozitat Tranzicionale për Kuvendin e Kosovës”, tha Rrustemi.

Ai në fund shton se “Tash edhe Asociacioni…?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat