Rriten rastet e raportuara të dhunës gjinore dhe kërkesat për urdhëra mbrojtës

Aktuale

Rriten rastet e raportuara të dhunës gjinore dhe kërkesat për urdhëra mbrojtës

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:28
Foto nga takimi

Rastet e raportuara të dhunës gjinore në Kosovë, si dhe kërkesat për urdhëra mbrojtës kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu u tha sot në të gjeturat e Raportit për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”.

Dea Fetiu, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë nga të gjeturat e këtij raporti, u shpreh se kanë kuptuar se shpesh ka mungesë të informacionit, siç tha ajo, gratë shpesh nuk kanë informacione se mund t'i kërkojnë të drejtat e tyre.

"Barrierat e raportimit ndër të tjera përfshijnë, mungesën e informacionit, stigmën sociale, mungesën e besimit në institucione, mungesën alternative, shkeljen e konfidencialitetit", tha Fetiu.

Nga problemet e rasteve të dhunës së trajtimit është se me programe të kufizuara të riintegrimit, të mbijetuarat shpesh detyrohen të kthehen në ambientet e dhunës.

Nga fokusgrupet nëpër komuna, disa nga faktorët kryesorë nga të gjeturat e prezantuara që janë shtytës për Dhunën në Baza Gjinore në Kosovë janë rrethanat e këqija ekonomike, mentaliteti mbizotrues patriarkal, nivele të ndryshme arsimimi mes burrave dhe grave, praktikat e dobëta të raportimit mediatik të Dhunës në Baza Gjinore që nuk e respektojnë të drejtën e tyre për privatësi.

Disa nga rekomandimet e dhëna gjatë prezantimit të rajonit janë, të realizohen fushata informuese dhe vetëdijesuese për DhBGj-në, masa më të mëdha mbrojtëse për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe të fokosohet në programet e rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat