Ambasada e ShBA-ve përgjigjet pas raportimit se kërkuan heqjen e Kosovës nga agjenda për anëtarësim në KiE

Aktuale

Ambasada e ShBA-ve përgjigjet pas raportimit se kërkuan heqjen e Kosovës nga agjenda për anëtarësim në KiE

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Kosovë është përgjigjur në lidhje me raportimet se ky shtet ka këkruar që Kosova të largohet nga agjenda për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, derisa të ndryshojë qasja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një përgjigje për Nacionalen, zëdhënësja Katherine Judd, nuk ka dhënë shumë detaje rreth “korrespodencës së pretenduar diplomatike”.

Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se pozicioni i ShBA-së për Asociacionin është i mirënjohur, sidomos pas opinionit të përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe emisari Gabriel Escobar.

“Pozicioni i ShBA-ve është i mirënjohur: siç kanë theksuar dje Këshilltari Derek Chollet dhe Zëvendës-Asistent Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar në opinionin e tyre të përbashkët, koha për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është tash. Përtej kësaj, ne nuk mund të komentojmë mbi korrospondencën e pretenduar diplomatike.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Këshilli i Evropës / ShBA ka kërkuar që aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vendoset në agjendë, raporton Euronews Serbia

Çka u raportua?

Euroneës në edicionin serb duke cituar burime, ka raportuar se ShBA-ja ka kërkuar një gjë të till ëpërmes letrave që u ka nisur ministrive të punëve të jashtme të disa shteteve evropiane.

“Ministritë e punëve të jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një letër nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet që Washingtoni konsideron se çështja e pranimit të Kosovës në Këshill nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Minisrave,” – ka mësuar ky medium nga burime diplomatike në Evropë.

Sipas këtyre burimeve, një gjë e tillë nuk duhet të ndodh deri kur “Kosova të ketë një pozicion më të përshtatshëm për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që do të shtronte rrugën drejt propozimit për marrëveshjen bazike mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Veç kësaj, Euronews Serbia ka pretenduar se tashmë me këtë pozicion të ShBA-ve është pajtuar Italia, Franca dhe Gjermania.

Takimi për Asociacionin

Sot, më 31 janar, në objektin e Ambasadës Amerikane është mbajtur një takim ku janë diskutuar modalitetet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësues të presidents Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca, ishin të pranishëm në takim.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier – që kishte detyrë edhe të moderonte diskutimin në fjalë – u shpreh me anë të një postimi në Tëitter njoftoi për një gjë të tillë.

“Sot ne mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasdën e ShBA-ve në Prishtinë mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mirënjohës për palët e interesit që ishin të pranishme e që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve në Dialog,” – u shpreh ai.

Takimi i 31 janarit / Përfundon takimi për Asociacionin në Ambasadën e ShBA-ve, ambasadori e quan "sesion dëgjimor"

Në një shkrim që erdhi pak orë pas mbajtjes së takimit në Ambasadën e Amerikës për Asociacionin, Nicholas Abbott, ambasadori britanik, ka qenë i qartë në kërkesën për themelimin e Asociacionit.

“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë progres në të dyjat. Një trup i tillë nuk është vetëm një zotim ndërkombëtar, por po ashtu siguron një mundësi për serbët kosovarë të jenë një pjesë integrale e Kosovës.” – shkroi ndër të tjera Abbott.

Ndërkaq, në lidhje me takimin ka reaguar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili konsideroi se ka potencial për bisedime të mëtutjeshme.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme.” – ka thënë ai për REL-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat