Ish-polici nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës

Aktuale

Ish-polici nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës

Më: 31 janar 2023 Në ora: 23:33
Ish-polici Eris Jashari

Ish-polici Eris Jashari, ka nisur grevën e urisë për të thirrur në ndërgjegje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë një ligj për sigurimin shëndetësor të policëve të Kosovës.

Plani i tij dështoi pasi ai nuk u lejua ta vendosë tendën në sheshin “Adem Jashari” përballë Kuvendit të Kosovës, megjithëse Jashari thotë se greva e tij ka nisur dhe është i bindur se ajo do të vazhdojë nesër pasi të merrë përgjigje nga inspektorati komunal.

Jashari pretendon që greva e tij të zgjasë deri në arritjen e synimit të tij, megjithëse thotë se plani i tij optimist është që në Ditën e Pavarësisë, Policia e Kosovës të veshet me ligjin për sigurim shëndetësor.

“Kam vendos me hy në grevë deri sa ish-kolegëve të mi të ju bëhet sigurimi shëndetësor dhe grevën do e vazhdoj derisa të sigurohet një gjë e tillë, por synimi im është që me 17 shkurt policët tanë të dalin në paradë të veshur me sigurim shëndetësor”, tha Jashari në emisionin KIKS Kosova.

Për KIKS-in ai tha që shpreson që greva e tij të i bëjë deputetët që të ndjejnë empati për policët e Kosovës dhe të realizojnë misionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat