​Krasniqi takon kongresmenin amerikan, pajtohen në shumë teori

Aktuale

​Krasniqi takon kongresmenin amerikan, pajtohen në shumë teori

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Memli Krasniqi është takuar me kongresmenin Pete J. Sessions.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK), Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresmenin Pete J. Sessions.

Krasniqi ka thënë se "përveç përkushtimit për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Kongresmenin Pete J. Sessions, kuptuam se të përbashkët e kemi edhe vlerësimin për një ndër teoricientët favorit për të dy, Hans J. Morgenthau".

“Përveç përkushtimit për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Kongresmenin Pete J. Sessions, kuptuam se të përbashkët e kemi edhe vlerësimin për një ndër teoricientët favorit për të dy, Hans J. Morgenthau, që kosiderohet si themelues i shkollës së Realizmit në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Gjatë bisedës sonë, m'u kujtua një nga citatet e tij të famshme nga libri klasik "Politika Ndërmjet Kombeve", që thotë: "Realizmi politik nuk e kërkon, e as nuk e pranon, indiferencën ndaj idealeve politike dhe parimeve morale, por kërkon me të vërtetë një dallim të mprehtë ndërmjet të dëshirueshmes dhe të mundshmes - ndërmjet asaj që është e dëshirueshme çdokund dhe në çdo kohë dhe asaj që është e mundshme nën rrethanat konkrete të kohës dhe vendit", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat