Blinken tha se nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm – Reagon ashpër Berisha, kritikon Kurtin

Aktuale

Blinken tha se nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm – Reagon ashpër Berisha, kritikon Kurtin

Nga: A.SH Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 08:43
Albin Kurti

Sekretari amerikan, Antony Blinken, dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me presindetin serb.

Për çudi, ai ka vlerësuar qëndrimin e Vuçiqit.

“.. dhe për sinqeritetin tij ndaj propozimit evropian për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Anëtari i LDK-së, Anton Berisha ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan, Blinken, “kupton se çfarë do të thotë të marrësh mësimin e duhur, që edhe përkundër bombardimit të shtetit të tyre kanë kuptuar se moskonstruktiviteti me SHBA është një politike e pashpresë”.

SIpas tij, me Kurtin në krye, e më idetë e errëta të tij, jemi duke izoluar vendin nga kontinenti e kultura europiane.

Shkrimi në Facebook:

“Ne nuk kemi aleatë të përjetshëm dhe nuk kemi armiq të përhershëm. Interesat tona janë të përjetshme dhe të përhershme, dhe këto interesa është detyra jonë t'i ndjekim.” - thoshte Llord Palmerston, ish kryeminister britanez ne shekullin XIX, e që mbeti udhërrëfyes deri në ditët e sotme për udhëheqësh shtetesh në të bërit politikë.

Kur lexon deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken pas bisedës me presidentin serb Vuqiq, dhe të Derek Chollet pas takimit me Ministrin e Jashtem serb Daqiq, per riafirmimin e miqesise se qendrueshme ndermjet SHBA-se e Serbise si dhe lavderimin e Serbise per rolin e saj konstruktiv ne raport me ekipin e BE-se dhe SHBA-se, atehere kupton së çfare do te thote te marresh mesimin e duhur, qe edhe perkunder bombardimit te shtetit te tyre kane kuptuar se moskonstruktiviteti me SHBA eshte nje politike e pashprese.

Por, shqiptaret e Kosoves kane vendosur te bejne te kunderten, te sillen ndaj SHBA-se e BE-se, thua se ato kane bombarduar Kosoven dhe thuase ato jane e keqja jone ne te gjitha proceset e zhvilluara.

Me Kurtin ne krye, e ne aleance me ideologjite me te erreta qe njeh njerezimi, ne linje me aleancat historikisht antishqiptare dhe me marrezine e injorancen e pashoqe, ne sigurte jemi duke izoluar vendin nga kontinenti e kultura europiane per t’iu nenshtruar madheshtise se marrezise dhe shkaterrimit te shtetit ende te pangritur ne kembe. Per fat te keq, historikisht jo per here te pare, dhe per fat te keq nuk kemi marre mesimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat