Salihu ironizon: Paga e një punëtori që mjel lopë 600 euro, kurse e atyre që luftojnë krimin 550

Aktuale

Salihu ironizon: Paga e një punëtori që mjel lopë 600 euro, kurse e atyre që luftojnë krimin 550

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:39
Ilustrim

Bekim Saliu nga Instituti GAP ka ironizuar me nivelin e ulet të pagave për Policinë e Kosovës dhe atyre që luftojnë krimin në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se paga e një punëtori në sektorin privat që mjel lopë është 600 euro, kurse paga e atyre që e luftojnë krimin është 550 euro.

“600 euro në sektorin privat me mjel lopen, a 550 euro në sektorin publik me luftue krimin”, ka shkruar Saliu.

Ndryshe një fermer në Skenderaj ka kërkuar punëtorë për mjelien e lopëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat