Xhevdet Pozhari: Zajednica nuk bëhet, ose bëhet kur të çel “selxhja, rrush”

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Zajednica nuk bëhet, ose bëhet kur të çel “selxhja, rrush”

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:51
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një opinion, në të cilin ka analizuar deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje ka shfaqur gjashtë kushtet për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Zajednica nuk kalon.

“Pra, nëse Albin Kurti dikur thoshte Zajednica nuk kalon me asnjë kusht, tash e ka ndryshuar në: Zajednica kalon “kur të qel selxhja, rrush”! Së paku kjo nënkuptohej nga kushtet e vendosura, e që në thelb kishin një porosi të vetme: Zajednica nuk do të bëhet kurrë, së paku jo me këtë Qeveri!” – shkroi ai.

Pozhari ka shkruar se në këtë grackë të Kurtit ka rënë lehtësisht opozita.

“Kjo ishte edhe gracka në të cilën ra me lehtësi Opozita, pa përjashtim. Këtë qëndrim u munduan ta interpretojnë si lëshim, e kur në fakt ishte saktësisht e kundërta, kryeministri Kurti po e betononte qëndrimin tashmë edhe nga pozita e të parit të Qeverisë.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat