Haradinaj për Ligjin e pagave: Shumë polic më kanë shkruar, janë të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj

Aktuale

Haradinaj për Ligjin e pagave: Shumë polic më kanë shkruar, janë të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për ligjin e pagave për disa kategori në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës është çdoherë në detyrë, mirëpo sipas tij, trajtimi i tyre në Ligjin e pagave nuk i përmbush nevojat e tyre.

Haradinaj ka thënë se ka pranuar shumë mesazhe nga policët në vend, të cilët janë shprehur të zhgënjyer nga ky ligj.

“Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t'iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto!”, thuhet në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat