LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Aktuale

LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:25
LDK- RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), zyrtarisht ka bojkotuar prezencën në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), deri në anulimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorit të këtij televizioni

LDK konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin.

“LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik”, thuhet në reagim.

Kjo parti po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë.

LDK solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur. Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur. Prandaj, LDK edhe njëherë kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë, dhe derisa sa kjo të ndodhë, LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues”, thuhet në reagimin e LDK’së.

Kujtojmë se në krye të RTK’së si drejtor, është vendosur militanti i Vetëvendosjes dhe njeriu i afërt me pushtetin, Rilind Gërvalla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat