Maloku, i LDK-së: Thirrja për bojkotim të RTK-së, në shpërputhje me vlerat demokratike

Aktuale

Maloku, i LDK-së: Thirrja për bojkotim të RTK-së, në shpërputhje me vlerat demokratike

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:19
Albinot Maloku

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së, Albinot Maloku, i ka reaguar LDK-së, e cila sot ka njoftuar opinionin se ka vendosur të bojkotojë RTK-në, për shkak të përzgjedhjes së një aktivisti të VV-së në krye të saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maloku ka shkruar se praktikat që të luftohet kapja përmes gjestit të bojkotimit, është e ulët.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, vërtet meritojnë një televizion publik të pavarur. Pavarësia e mediumit publik është garantues i demokracisë së mirëfilltë të një vendi.

Praktikat që të luftohet kapja përmes gjestit të bojkotimit, ishte e ulët dhe mashtrim ndaj qëllimit thelbësor të pavarësisë e ligjshmërisë në mediumin publik. Kjo praktikë, assesi nuk duhet të vazhdojë. Thirrjet për bojkotim të Radio Televizionit të Kosovës dhe bojkotimi, është në shpërputhje me vlerat demokratike”, ka shkruar Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat