Bajrami: Ministria nuk mund të falë borxhin për tatim

Aktuale

Bajrami: Ministria nuk mund të falë borxhin për tatim

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:22
Hykmete Bajram

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Minsitria e Financave nuk ka të drejtë të falë borxhin për tatimpagues në vlerë prej 100 eurove.

Sipas një shkrese të Ministrisë së Financave, të publikuar nga Bajrami, ligji aktual nuk e autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë.

Shkresa e publikuar nga Bajrami:

I nderuar Kryetar z….

Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ju drejtohet me ketë shkresë konform kërkesës tuaj në lidhje me mundësinë e faljes së tatimit në pronë në komunën tuaj nga Kuvendi Komunal deri ne vlerën 100 Euro.

Pas shqyrtimit te kujdesshëm të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (në tekstin e mëtemë: LTPP), ju informojmë se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.

Në kapitullin e VI të LTPP-së evidentohet se pagesa e tatimit në pronë është e detyrueshme. Më tej, ky kapitull përmban edhe autorizime për shtyrje të pagesës por jo edhe të faljes. Andaj, vlerësojmë se për një falje të tillë , duhet një akt juridik që ka fuqinë juridike të ligjit. Për qëllime ilustrimit, një situatë e ngjashme ishte adresuar përmes miratimit të Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, ku u miratua një ligj i cili ka autorizuar shprehimisht faljen e borxhit.

Megjithatë, ju informojmë se në programin legjislativ të vitit 2023 është paraparë ndryshim/plotësimi LTPP-së, ju me ç’rast situatat e tilla mund të adresohen përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat