Haxhiu: Ata që po kërkojnë që vetëm Kosova të japë diçka, po i hyjnë në hak Kosovës

Aktuale

Haxhiu: Ata që po kërkojnë që vetëm Kosova të japë diçka, po i hyjnë në hak Kosovës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:25
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit 2000, me ç’rast ‘Rojet e Urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Haxhiu ka shkruar se Serbia ka kryer shumë krime, teksa Kosovës nuk ia dhanë lirinë dhuratë, por atë e arriti me gjak e sakrificë.

“Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet të dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

"Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullësia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër.

Ishte kjo Nata e Tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyran të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre", shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat