Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike

Aktuale

Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:12
Mehaj takon Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.

Në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikohet të realizohen në të ardhmen.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen”.

“Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat