Presidentja Osmani përkujton masakrën e 3-4 shkurtit ndaj shqiptarëve në veri

Aktuale

Presidentja Osmani përkujton masakrën e 3-4 shkurtit ndaj shqiptarëve në veri

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:59
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u ekzekutuan dhe 25 u plagosën, 1664 familje u dëbuan me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Osmani ka thënë se kjo masakër mëshiron kujtesën dhe nevojën për drejtësi.

“Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit”, ka thënë ajo, përcjell Presidenca.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat