Halit Barani trondit opinionin me fotografitë e publikuara të masakrës në Mitrovicë – Kujdes pamje të rënda

Aktuale

Halit Barani trondit opinionin me fotografitë e publikuara të masakrës në Mitrovicë – Kujdes pamje të rënda

Nga: N. Sh. Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 19:04
Halit Barani

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka publikuar disa fotografi të cilat dëshmojnë masakrën e ndodhur në veri të Mitrovicës më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.

Barani në një postim në Facebook, shprehet se, kjo masakër është kryer nga kriminelët serbë të prirë nga kryekrimineli Oliver Ivanoviq i shoqëruar nga krimineli Dragan Delibashiq.

23 vite më parë në Mitrovicë janë vra e masakruar 10 civilë shqiptarë, pesë femra, e pesë meshkuj, ku në mesin e tyre kishte edhe një fëmijë 13 vjeçar.

Postimi i plotë:

23 vite më parë saktësisht, më 3 e 4 shkurt 2000 në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, kriminelët çetnik serbë të prirë nga kryekrimineli, Oliver Ivanoviq-Ola i shoqëruar nga krimineli Dragan Delibashiq, natën e 3 shkurtit duke filluar rreth orës 21. 00 në mbramje deri rreth orës 4 të mengjesit, të dates 4 shkurt 2000 nëpër shtëpi dhe banesa të tyre kanë pushkatuar 10 civil shqiptarë, pesë femra e pesë mashkuj, në mesin  e tyre një fëmijë 13 vjeçar, plagosën me armë zjarri 25 civilë shqiptarë pa dallim moshe e gjinie, kanë keqtrajtaur shumë rëndë fizikisht në mënyrën ma mizore 93 civilë shqiptarë pa dallim moshe e gjinie.

Këte masakër kriminelët në fjalë e kanë krye pas luftës së UÇK-së 1998 / 99,  para syve  të paqëruajtësve, KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut të cilët fare nuk kanë intervenuar edhe pse shqiptarët kanë kërkuar ndihmë nga ajo polici dhe ushtri. Të vrarë kanë mbetur brenda nëpër banesa e shtëpi të veta :

1.  Muharrem (Ramë) Sokolin (51), 2. Nezir (Hetem) Voca (61), bashkëshortja e Nezirit, 3. Shqipja (54), 4. Selime (Omer) Berisha (60),  5. Remzije Canhasi (56),  6. Nderim (Nexhmedin) Ajeti (13),  7. Sabiha (Arif) Abrashi (50),  8. Negjmije (Xhevdet) Xhaka (44), 9. Bashkim (Brahim) Rrukeci (38),  10. Niman (Ibish) Sejdiu (52).

Shënimet e KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, saktsojnë se gjatë luftës së UÇK-së 1998 / 99, në Kosovë kanë ndodhur mbi 400 masakra, vetëm në Mitrovicë kanë ndodhur 16 sish.

Kjo e 3 e 4 shkurtit 2000 ishte ma e tmerrëmshja ngase u krye para syve të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut.

Të nderuar boshkëkombas, shqiptarë. Nese e dëshironi një të afërm të ndritur mos e harroni të kaluarën.

KMDLNJ, Qendra Rajonale Mitrovicë, 3.II.2023

Halit Barani

Image
Fotografitë e publikuara nga Halit Barani, shqiptarët e vrarë nga kriminelët serbë në veri të Mitrovicës
Image
Fotografitë e publikuara nga Halit Barani, shqiptarët e vrarë nga kriminelët serbë në veri të Mitrovicës
Image
Fotografi e publikuar nga Halit Barani
Image
Fotografitë e publikuara nga Halit Barani, shqiptarët e vrarë nga kriminelët serbë në veri të Mitrovicës
Image
Fotografitë e publikuara nga Halit Barani, shqiptarët e vrarë nga kriminelët serbë në veri të Mitrovicës
Image
Fotografi e publikuar nga Halit Barani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat