Avdullah Hoti takohet me Gabriel Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA-në

Aktuale

Avdullah Hoti takohet me Gabriel Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA-në

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 20:37
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe Gabriel Escobar. 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

Hoti ka thënë se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat