Kamberi ia kujton Vuçiqit këtë fakt për Kurtin: Dikur e burgosët, tash është kryeministër me të cilin duhet të negocioni

Aktuale

Kamberi ia kujton Vuçiqit këtë fakt për Kurtin: Dikur e burgosët, tash është kryeministër me të cilin duhet të negocioni

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 20:53
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur sot një polemikë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për kryeministrin Albin Kurti.

Përderisa Kamberi fliste për propozimin franko-gjerman në Kuvend, Vuçiq i ka thënë se Kurti është mentori i tij. 

“Nuk do të jetë e lehtë ta pranoni (propozimin franko-gjerman) për shkak të narrativës anti-shqiptare dhe narrativës për Kosovën”, ka thënë Kamberi. 

Ai gjithashtu ka thënë se kritikat kundër kryeministrit Kurti janë të pabaza dhe se ai nuk është “terrorist”, siç është quajtur në Serbi.

Pas fjalës së Vuçiq, Kamberi ia ka kujtuar Vuçiqit arrestimin e Kurtit dhe shqiptarëve të tjerë në vitet 1990, duke thënë se ai ishte shembull i represionit të Beogradit të kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

“E ke arrestuar një djalë të ri, tani ai është kryeministër me të cilin do t’ju duhet të diskutoni”, ka thënë Kamberi gjatë debatit me presidentin serb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat