Ramush Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Aktuale

Ramush Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 21:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në vazhdën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës.

“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

“Theksova urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje dhe domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje”.

“Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo process”, ka shkruar kreu i AAK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat