Analisti serb befason me deklaratën: Serbia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda këtij viti

Aktuale

Analisti serb befason me deklaratën: Serbia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda këtij viti

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 21:27
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti serb, Dushan Janiç thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Janiç u shpreh se në thelb, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve për planin evropian.

Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme.“Vuçiç, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke thënë Kosova dhe Metohia, apo e ashtuquajtura Republika e Kosovës, por do të përdorë termin, Republika e Kosovës.

Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për 1 vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardshme”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat