Ministri Vitia takohet me ambasadorin austriak, diskutohet për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve

Aktuale

Ministri Vitia takohet me ambasadorin austriak, diskutohet për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 21:45
Foto nga takimi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger.

Në këtë takim ministri Vitia ka shprehur thellimin e bashkëpunimit me Austrinë në mënyrë të veçantë në fushën e shëndetësisë.

“Shërbimet shëndetësore që shteti i Austrisë ofron për qytetarët e tij dhe përvetësimi i këtyre praktikave bashkëkohore do të ishin një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike shëndetësore në Kosovë”, ka deklaruar ministri Vitia.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ku përvoja e shtetit të Austrisë është shumë e mirëseardhur në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore që është një nga objektivat Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht tani që ekzistojnë parakushte me rritjen e buxhetit për këtë sektor”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ambasadori Weidinger e ka falënderuar ministrin Vitia për mikpritjen dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson në sektorin e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat