Fetoshi i quan lojë fjalësh kushtet e Kurtit për Asociacionin

Aktuale

Fetoshi i quan lojë fjalësh kushtet e Kurtit për Asociacionin

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:03
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi ka folur për gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Fetoshi tha se krejt kjo është lojë fjalësh e kryeministrit Kurti.

“Nuk shoh asnjë ndryshim, krejt është lojë fjalësh e kryeministrit Kurti. Unë e kuptoj që në diskursin e tij politik Asociacionin apo “Zajednica” siç i kanë thënë ata, është një prej kauzave më të rëndësishme dhe nuk është lehtë të kalohet nga një pozicion që “nuk mund të kalojë”, në atë që “të kalojë””, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kjo është një taktizim i Kurtit për të dalë nga pozicioni aktual që ka.

“Unë mendoj që është një taktizim i kryeministrit për të dalë nga pozicioni aktual që ka. Prej dje kam parë një ndyrshim të pozicionit të Kurtit lidhur me Asociacionin dhe besoj që është ndryshim pozitiv”, përfundoi Fetoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat