Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Aktuale

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:18
Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi.

Idrizi ka treguar se si të ndalet trendi i migrimit të të rinjve nga Kosova.

“Duhet të jetë një politikë nacionale investimi te të rinjtë dhe zhvillimi i kapaciteteve. Janë dy gjëra që duhet t’i kemi parasysh pse po ikin rinia. E para është mbrojtja e të drejtave të punës të punëtorëve në sektorin privat. Unë kam filluar ta zbatoj një rregullore që të dielën të jetë pushim dhe më është dashur që ta kthejë në ridraftim por ka mbetur i vetmuar…”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Idrizi tha se ka pritur që Qeveria t’i ndajë 200 milionë euro për vitin 2023 në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjëve dhe hapjen e vendeve të punës.

“ E para është dashur të zbatohet Ligji i Punës për shkak se ka ardhur me politika sociale në pushtet. E dyta është investimi në zhvillimin e kapaciteteve. Kam pritur që së paku 200 milionë euro do t’i ndajë për vitin 2023 në zhvillimin e kapaciteteve të rinjëve dhe hapjen e vendeve të punës. Për të ndalë trendin e migrimit të rinjëve, zhvillimi i kapaciteteve dhe hapja e bizneseve fillestare”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat