​MSh themelon grupin për zhvillimin e programit shtetëror për kontrollin e kancerit

Aktuale

​MSh themelon grupin për zhvillimin e programit shtetëror për kontrollin e kancerit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:24
​MSh

Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Kancerit, ka njoftuar se kanë themeluar grupin punues, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.

Dita Botërore e Kancerit shënohet në mbarë botën më 4 shkurt.

Qëllimi është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.

Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat