​Ushtarët e KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa në çantat e tyre

Aktuale

​Ushtarët e KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa në çantat e tyre

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:52
​Ushtarët e KFOR-it

Njëqind ushtarë të KFOR-it kanë marrë pjesë në çerek maratonën polake, e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtarët nga pesë vendet e botës u takuan në kampin Novosellë dhe ishin të pajisur me uniformën e tyre, armën dhe një çantë shpine prej 10 kg, për të përshkuar një largësi prej 10.6 km.

Fituesit

Meshkujt:

Vendi i parë: Rresh. Travis Kirchner, SHBA, 49 minuta 27 sekonda

Vendi i dytë: Tetari, Konrad Koguciuk, Poloni, 50 minuta 18 sekonda

Vendi i 3-të: Tetari, Kamil Kociuba, Poloni, 52 minuta 03 sekonda

Femrat:

Vendi i parë: Tetari, Gabriella Gibbs, SHBA, 1 orë 15 minuta

Vendi i dytë: Rresh. Ryann Laky, SHBA, 1 orë 22 minuta 55 sekonda

Vendi i tretë: Rresh. Zita Rasztik, Hungari, 1 orë 23 minuta

Vendet e përfaqësuara ishin:

Austria

Polonia

Shtetet e Bashkuara

Hungaria

Bullgaria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat