Sadri Ramabaja vjen me akuza për Ramush Haradinajn: Keqardhje, u devalvua dhe përvetësoi gjuhën e oportunitetit

Aktuale

Sadri Ramabaja vjen me akuza për Ramush Haradinajn: Keqardhje, u devalvua dhe përvetësoi gjuhën e oportunitetit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist, ka botuar një opinion në të cilin ka komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në opinionin e titulluar “Bashkësia e Komunave Serbe – një oksimoron politik sui generis”, Ramabaja u mor me opozitën, duke e cilësuar si kalemxhinjtë dhe kuazipolitikanë.

“Në mediat tona elektronike dhe në studiot televizive, e më pak aty ku duhet – në Parlament, asnjëherë nuk na ka rastisur të dëgjojmë e lexojmë as ndjesinë më të vogël të kërkim faljes nga ana e atyre që kanë nënshkruar marrëveshjet në fjalë. Përkundrazi, në kor shtrojnë pyetje banale për gjoja përgjegjësinë e lidershipit të qeverisë se pse na serviret sot një draft-marrëveshje e tillës si është kjo franko-gjermane?! Kjo kategori kalemxhinjsh e kuazipolitikanësh as që marrin erë nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, e aq më pak nga gjeopolitika dhe ndryshimet që ka imponuar lufta në Ukrainë.” – shkroi ai.

Por aty me emër ka përmendur Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, të cilin e ka goditur me disa fjalë.

“Lufta e UÇK-së së vegjëlisë nxori në sipërfaqe një figurë të tillë me përmasa legjende – Ramush Haradinajn. Por, çfarë t’i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë? Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n’parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar! Keqardhje!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat