Bekë Berisha i AAK-së ironizon me VV-në pas emërimit të Nurbojës: U “ç’kap” BQK-ja

Aktuale

Bekë Berisha i AAK-së ironizon me VV-në pas emërimit të Nurbojës: U “ç’kap” BQK-ja

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Bekë Berisha

Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore është zgjedhur Bashkim Nurboja.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Banka Qendrore, ku po ashtu bëhet e ditur se bordi u njoftua edhe me Raportin mujor të Guvernatorit.

“Z. Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

Pas emërimit të Nurbojës si kryetar i Bordit të BQK-së, ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka ironizuar me postimin e tij në Facebook.

“U č’ kap BQK-eja”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikuar dhe një foto të Nurbojës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat