Halil Geci: Vjosa e Albini e kanë vështirë ta çmontojnë bombën atomike të kurdisur nga nipat e Rankoviqit

Aktuale

Halil Geci: Vjosa e Albini e kanë vështirë ta çmontojnë bombën atomike të kurdisur nga nipat e Rankoviqit

Nga: N. Shaqiri Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci është deklaruar për kërkesën e ndërkomëbtarëve për formimin e Asociacionit në Kosovë.

Geci, thotë se, ata persona që e kanë futur Kosovën në këtë kurth për Asociacionin kanë emra dhe njihen për tradhti.

Sipas tij, këta janë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edi Rama.

“Ata që e futën Kosovën në kurthë pa kthim, e pa pardon, e pa pasur ku të ankohen kanë emra, emrat e tyre njihen për tradhti e poshtërsi që ia kanë bë atdheut jo veç me vrasje, vjedhje dhe plaçkitje, por edhe me tradhti të natyrës më të rëndë që i bënë Kosovës me nënshkrimin e Zajednicës dhe tentimin e ndarjes. E këta janë Hashim Polari, Isa Mustafa, Edi Rama dhe rrethet e tyre, si dhe dy partitë politike LDK-PDK”, shprehet Geci për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këta e kanë dëmtuar shumë Kosovën.

“Kjo treshe e përmendur më lartë dhe rrethi i tyre së bashku  LDK-PDK ja kanë luajtur nënën Kosovës me veprimet e tyre në emer të UÇK-së dhe gjakut të derdhur, këta tradhtarë kanë dëmtuar, vrarë dhe varrosur Kosovën në varrezat e shumadisë pranë varrit të Rankoviqit duke ja çuar amanetin në vend Rankoviqit, amanet ky i kryar me përpikmëri nga nipi i Radisllav Danilloviqit alias Hashim Polari”, potencon ai.

Geci shton se, Vjosa Osmani e Albin Kurti e kanë vështirë të çmontojnë bombën atomike që është kurdisur.

“Prandaj sot presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurtin e kanë vështirë ta çmontojnë bomben atomike të kurdisur nga nipat e Rankoviqit dhe bashëpunëtorët e tyre, ngase Amerika e ka vështirë t’i bjen vi marrëveshjes ndërkombëtare duke ra në kundërshtim me krejt Evropën për tradhtinë e Polarit dhe mbështetësve të tij”, thotë ai.

Sipas tij, fajtor për zhbërjen dhe shembjen e themeleve të shtetësisë të Kosovës nuk është Vjosa, Albini e as Amerika.

“Prandaj po ndodhin këto vështirësi që po e prishin lojën. Mos përfundimi i zgjidhjes së problemit në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve, sado një vegëz e vogël që të jetë pa u përfunduar me Serbinë kjo nuk do të jetë zgjedhje, por do të jetë fitil baroti që do i minoj përpjekjet e vazhdushme për lirinë e këtij vendi”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat