Spahiu për takimin Kurti-Erdogan: Miku i mirë të falë edhe pse e ke quajtur diktator

Aktuale

Spahiu për takimin Kurti-Erdogan: Miku i mirë të falë edhe pse e ke quajtur diktator

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 14:11
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Turqi, ku është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke komentuar në një status të aktivistes së VV-së, Donika Gashi, e cila e ka lavdëruar presidentin turk, Spahiu ka përmendur vlerësimet që dikur kishte Kurti për presidentin e Turqisë.

Spahiu pretendon se Erdogan e ka falur Kurtin, i cili sa ishte në opozitë e kishte quajtur diktator.

“Miku I mirë të falë kur je në telashe edhe pse kur ti ke qenë në pupa dhe I hasdisur e ke quajtur atë diktator”, ka shkruar Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat