Tomë Gashi i reagon ashpër LDK-së – “godet” Sylë Hoxhën!

Aktuale

Tomë Gashi i reagon ashpër LDK-së – “godet” Sylë Hoxhën!

Nga: M.Haziri Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Tomë Gashi

Tomë Gashi së fundmi ka qenë pjesë e një debati televiziv, kësaj radhe ai ka “goditur”, LDK, duke ia përmendur Sylë Hoxhën.

Sipas tij LDK ka kandidat deputet që ka qenë i angazhuar në rastin Dehari e nuk ka arritur të zbuloj detaje për vrasjen në fjalë.

LDK ka kandidat për deputet ish prokurorin Sylë Hoxha i cili është bërë sinonim i LDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit.Sylë Hoxha si prokuror ka qenë i angazhuar në rastin më të rëndë në Kosovën e pasluftës - vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren”, u shpreh avokati.

Më tej, Gashi thekson se Sylë Hoxh ka qenë prokurori që e ka konsideruar vdekjen e Astrit Deharit vetëvrasje.

Sylë Hoxha si prokuror e pat konsideruar vrasjen e Astrit Deharit si vetëvrasje! Këta e kanë Sylë Hoxhen kandidat e ne do ta kemi Avni Deharin deputet”, u shpreh Gashi.

Më poshtë gjeni debatin e plotë:

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat