Kaqusha Jashari: Krenohem për tri gjëra – hyrja në parti, Pavarësia dhe Rruga e Kombit

Aktuale

Kaqusha Jashari: Krenohem për tri gjëra – hyrja në parti, Pavarësia dhe Rruga e Kombit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:36
Kaqusha Jashari

Kaqusha Jashari, në emisionin “Special One”, ka folur për angazhimet politike por edhe për disa detaje prej kur ka filluar të merret me te.

Ajo rrëfen për bisedat që i ka pasur me Sllobodan Millosheviqin dhe tri momentet më të rëndësishme në jetën e saj.

“Për fat të keq u bë një konflikt mes meje dhe Millosheviqit, se ai ka qenë kryetar i partisë në Serbi, unë në Kosovë, dhe kur shkova në organet e Serbisë u ballafaqova me të, mandej në nivelin e Jugosllavisë edhe ma zi, se politika e tij ndaj Kosovës ka qenë e tmerrshme, ka qenë pushtimi i Kosovës, me e marrë edhe autonominë e që nuk arriti. Unë ju tregoj se janë tre sene që kurrë s’i harroj: është një moment kur jam pranu në parti, e dyta konflikti me Millosheviqin, edhe e treta që pas luftës kom pas fat me hy në parlament si deputete edhe më ka ardhë mirë që më ka ra rasti me e nënshkru Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës edhe e kom ndie veten që është rrumbullakësu angazhimi im. Më ka pyet dikush – ‘Çka po mendon ti, a je e gëzume që ke nënshkru?’. Jo që jam e gëzume, por me më thonë dikush tashti dil se mo nuk je deputete kisha pranu se nënshkrimin e qita”, tha Jashari.

Ndër të tjera, Kaqusha Jashari tregon edhe një moment tjetër me rëndësi në jetën e saj, ajo me Presidentin Ibrahim Rugova.

“Presidenti Ibrahim Rugova gjithmonë e ka përmend që na jemi të hapur kah Shqipëria dhe duhet me bo rrugën Prishtinë-Kukës-Durrës. Pas luftës, kur jam kthy në Drejtori, na tham duhet me bo studimin e parë, arsyeshmërinë edhe teknike edhe ekonomike se Rugova mendon se këtë rrugë duhet me bo. Shkuam disa vetë të kryetari Rugova, – tha ‘boni, por daljen në Durrës jo në Shkodër’, se ka qenë iniciativa e atëhershme që rruga Prishtinë – Kukës po shkon në Shkodër, tha ‘kjo është iniciativa e dikujt tjetër na duhet me dal në det’. Por, tha ‘keni një obligim ndaj meje, që çarçafin e parë ma bini këtu në tavolinë’. E prunem e kqyri, ka qenë shumë i kënaqun edhe na e kompletum projektin dhe tash ai projekt është kjo rrugë që është tash, vetëm është një devijim kah Malisheva, u duhke me vazhdu knej kah Prishtina edhe ky devijim është gabim, por këto strukturat tona e kanë deviju”, u shpreh ajo.

Jashari tha se në jetë krenohet për tri gjëra: hyrjen në parti, nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe Rrugën e Kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat