Të shtënat me armë te rrethi i Graçanicës, i dyshuari paraqitet në Polici dhe habit me arsyen

Aktuale

Të shtënat me armë te rrethi i Graçanicës, i dyshuari paraqitet në Polici dhe habit me arsyen

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

Dje u raportua për disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar të shtunën pas mesnatës te rrethi i Graçanicës. I dyshuari gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari bashkë me avokatin e tij mbrojtës kanë shkuar në stacionin policor në Graçanicë, ku edhe kanë dorëzuar armën që dyshohet se u përdor në rast.

Para hetuesve policorë, i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, por që sipas tij kjo nuk ka pasur të bënte asgjë me personin që denoncoi rastin, pasi që të njëjtin ka thënë se nuk e njeh.

33-vjeçari ka deklaruar se të shtënat në ajër i ka shkrepur në shenjë gëzimi për një ngjarje të caktuar dhe jo me qëllim që të frikësojë apo të kërcënojë dikë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat