Osmani: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë edhe përmes FSK-së

Aktuale

Osmani: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë edhe përmes FSK-së

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova  është e gatshme ta ndihmojë Turqinë përmes FSK-së pas goditjes nga tërmeti në orët e hershme të mëngjesit.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime  për jetët e humbura ndërsa u ka uruar shërim të  gjithë të lënduarve.

Mbi 500 persona raportohet se kanë vdekur nga një tërmet me magnitudë 7.8 që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Edhe Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetjet për Turqinë. Mbështetje ka dhënë edhe BE e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat