Manxhuka citon një fjali të Kurtit për Asociacioni nga intervista për AP

Aktuale

Manxhuka citon një fjali të Kurtit për Asociacioni nga intervista për AP

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një citat të kryeministrit, Albin Kurti nga intervista dhënë për “Associated Press”.

Kurti në këtë intervistë ka kërkuar nga shtetet perëndimore që të mos bëjnë presion ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

E për këtë Manxhuka ka cituar shefin e tij duke nënkuptuar se Asociacioni njëetnik nuk mund të bëhet.

““Nëse ne prezantojmë në Ballkanin Perëndimor idenë e një asociacioni të komunave me bazë etnike, kjo do të jetë recetë për konflikte të reja”. - Nga intervista e Kryeministrit Kurti për Associated Press” – ka shkruar Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat