Rama dhe Velijaj poshtëruan figurën e Ibrahim Rugovës, vjen reagimi i ashpër ndaj LDK-së – i përmendet kjo gjë nga e kaluara!

Aktuale

Rama dhe Velijaj poshtëruan figurën e Ibrahim Rugovës, vjen reagimi i ashpër ndaj LDK-së – i përmendet kjo gjë nga e kaluara!

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:38
Ibrahim Rugova

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj deklaratave të disa deputetëve dhe anëtarëve të LDK-së, pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook ua parashtroi një pyetje atyre: A nuk jeni ju që e keni takuar Erion Velijajn e Edi Ramën disa herë në Prishtinë e në Tiranë dhe jeni mburrur me mashtrimet e tyre se "Do t'ia ngrejnë Ibrahim Rugovës monumentin në Tiranë"!?

Krahas kësaj, ai tha se kur takoheshin me Ramën e Veliajn sytë u lëshonin xixa prej gëzimit, kurse tani kur po tentojnë ta poshtërojnë Rugovën, po bëjnë sikur po ju vjen, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po shoh reagimet e disa deputetëve dhe përfaqëuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vendimin e Erion Velisë për t'ia hequr emrin e Ibrahim Rugovës një prej rrugëve kryesore të Tiranës!

Jeni për t'ju qarë me gra Reci! A nuk jeni ju që e keni takuar Erion Velinë e Edi Ramën disa herë në Prishtinë e në Tiranë dhe jeni mburrur me mashtrimet e tyre se "Do t'ia ngrejnë Ibrahim Rugovës monumentin në Tiranë"! Është mburrur edhe zoti Abdixhiku! Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës me pritjet, takimet, fotografitë dhe buzëqeshjet e Erion Velisë!

Kur takoni e dilni në foto me Erion Velinë e Edi Ramën sytë u lëshojnë xixa prej gëzimit! Kur ata përpiqen ta poshtërojnë Rugovën, bëni sikur po ju vjen keq! Nuk ka dy standarde! Nuk jeni axhami! Të shkoni gjithnjë pas rrenave dhe mashtrimeve të mafisë në pushtetin e Tiranës e më pas të qaheni se po ju poshtërojnë! Mësoni së paku nga pësimet tuaja! Gjithnjë nëse jeni të sinqertë me reagimet tuaja në mbrojtje të Ibrahim Rugovës! Nëse bëni lojë politike si Isa Mustafa, atëherë është puna juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat