​Lajçak: Po përgatitemi për takim të nivelit të lartë në Bruksel

Aktuale

​Lajçak: Po përgatitemi për takim të nivelit të lartë në Bruksel

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 16:28
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeminstrin Albin Kurti, kanë biseduar edhe për kushtet e tij për themelimin e Asociacionit. Megjithëse tha se ia paraqiti qëndrimin e BE-së për to, ai nuk i bëri publike të njëjtat. Mirëpo nënvizoi se çdo marrëveshje që është nënshkruar në të kaluarën duhet të zbatohet.

Pas takimit mbi dy orësh me Kurtin, Lajcak para gazetarëve, tha se janë duke bërë përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë në Bruksel mbi planin e BE-së, apo të ashtuquajturin plani franko-gjerman për dialogut.

Lajçak: Jemi duke bërë përgatitje për takim konstruktiv të nivelit të lartë në Bruksel

"Vizita e sotme në Prishtinë është vazhdimësi e një përpjekjeje diplomatike aktive për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin zhvillimor. Kjo është në fakt vizita ime e 10-të që nga shtatori, dhe sigurisht, kemi diskutuar propozimin dhe gjithashtu përgatitjen për një takim konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, dhe misioni im sot do të vazhdojë me takimin me presidenti Vuçiq, më vonë sonte në Beograd", tha ai.

Para gazetarëve, Lajçak përmendi edhe kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit.

Lajçak: E njoftova Kurtin për qëndrimin tonë për kushtet e tij për Asociacionin

"Ne diskutuam për këtë çështje dhe e njoftova Kryeministrin për qëndrimin tonë, por nuk dua tani të bëj publike ndonjë analizë juridike, mendoj se ishte e dobishme që e bëmë këtë diskutim këtu. Ajo që unë dua ta përsërisë është se gjithçka që është rënë dakord në dialog duhet të zbatohet, ngase kështu do të ndërtohet normalizimi", tha ai.

Pavarësisht kësaj, Lajëak shtoi se baza e diskutimit në takim ishte propozimi i BE-së për dialogun.

Lajçak: Siç thashë, ne diskutojmë gjithçka që është në propozim

"Siç thashë, ne diskutojmë gjithçka që është në propozim, diskutojmë gjithçka që është në axhendën e dialogut, por baza e diskutimit tonë është propozimi që kam paraqitur më 9 shtator....Siç thashë, ne duam të sigurohemi që të ecim përpara në bazë të këtij propozimi dhe kur t'i sjellim dy liderët në Bruksel, takimi të jetë konstruktiv. Unë nuk flas në emër të kryeministrit tuaj, mund ta pyesni vetë atë", tha ai.

Takimit mes Kurtit dhe Lajçak, iu bashkua edhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Por, as ai dhe as kryeministri Albin Kurti nuk u pronocuan para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat