Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës – alarm i rrejshëm

Aktuale

Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës – alarm i rrejshëm

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 16:33 Përditësuar në ora: 17:42 më 06.02.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Alarm i rrejshëm kërcënimi për bombë në aeroport

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara njofton se kërcënimi për bombë në aeroport ka qenë i rrejshëm.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, njofton ajo.

Alarmi për bombë në aeroport, Policia: Kemi nisur ndërmarrjen e veprimeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, pas kërcënimit me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.”, ka informuar Ahmeti.

Lajmin për kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë inolvuar në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat