Publikohen rregulloret për kompensim e shtesa për zyrtarët publikë

Aktuale

Publikohen rregulloret për kompensim e shtesa për zyrtarët publikë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Tashmë në Gazetën Zyrtare janë publikuar rregulloret për kompensimin e shtesat për zyrtarët publikë, pak ditë pasi u bë e ditur edhe vlera e koeficientit.

Qeveria në mlbedhjen e mbajtur të shtunën, miratoi disa rregullore për të punësuarit në sektrorin publik.

Këto rregullore, tash janë publikuar dhe detajet për secilën, mund t’i lexoni duke klikuar në këtë link.

Rregulloret e miratuara nga Qeveria në mbledhjen e fundit, kanë qenë këto:

Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.

Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.

Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Rregulloren për Shtesën Funksionale.

Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat