​Pas lajmit të rremë për bombë në Aeroport, pasagjerët zbresin tri herë nga një aeroplan

Aktuale

​Pas lajmit të rremë për bombë në Aeroport, pasagjerët zbresin tri herë nga një aeroplan

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 19:54
Foto nga aeroporti

Pas konfirmimit për lajm të rremë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, pasagjerët që destinacion kanë Francën, janë udhëzuar tri herë që të hyn në aeroplan, por që të njëjtit sërish janë urdhëruar që të zbresin.

Ata aktualisht janë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërkohë, njëri nga ata ka dërguar edhe disa video në KosovaPress, duke thënë se personali nuk i ka njoftuar për arsyen e këtyre lëvizjeve.

Media ka tentuar të marrë më shumë informacione nga zyrtarët në Aeroport, por nuk ka arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat