Haxhiu: BE-ja i ka premtuar Kurtit tri njohje, dy të tjera jo

Aktuale

Haxhiu: BE-ja i ka premtuar Kurtit tri njohje, dy të tjera jo

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:14
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i janë premtuar 3 njohje nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Haxhiu në T7 ka thënë se nuk ekziston në planin franko-gjerman njohja nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.

“Nëse ndalemi tek kushtet. E para është kushtetutshmëria. Askush nuk mund të thotë se Asociacioni është anti-kushtetutes me vendim të Gjykatës. Nëse ti e pranon pikën 1, atëherë Asociacioni njëetnik nuk do të jetë. Por problemi është se nëse e rregullon sipas Kushtetutës, Asociacioni vendos për territorin e vet. Pastaj e ke njohjen. Ai kërkon njohjen e 5 vendeve. Të gjithë e dinë se BE i ka premtuar 3 njohje dhe 2 jo. Askush nuk mund të thotë se i merr 5 njohje”, tha ai.

5 shtetet që nuk e njohin Kosovën janë Qipro, Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Haxhiu po ashtu thotë se nuk është përmendur trajtimi i njëjtë i minoriteteve në të dyja shtetet, në asnjërin dokument.

“Pastaj e ke parimin e reciprocitetit. Në asnjë dokument zyrtar nuk thuhet se është kërkuar. Përveç në kohën kur përmendjen shkëmbimi i territoreve përmendjen reciprociteti dhe trajtimi i barabartë, ndërsa Lugina nuk është përmendur tani në asnjë dokument”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat