“Eh more Zot”, Gorani-Haxhiut: Pra ti e di planin por s’guxon me komentu

Aktuale

“Eh more Zot”, Gorani-Haxhiut: Pra ti e di planin por s’guxon me komentu

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:24
Dukagjin Gorani dhe Baton Haxhiu

Në T7 po debatohet për planin franko-gjerman dhe asaj se çfarë përmban ai.

Gazetari Baton Haxhiu shpalosi disa detaje nga ky plan, ku ndër të tjera tha se e përmban edhe themelimin e Asociacionit të komunave Serbe. Megjithatë, Haxhiu nuk e pranoi se e ka parë draftin e këtij propozimi.

“Unë nuk guxoj të komentoj draftin se nuk e kam parë”, tha ai.

Këtu iu përgjigj Dukagjin Gorani i cili insistonte që Haxhiu të tregonte detaje nga plani.

“Pra ti e din po nuk guxon me komentu?”, pyeti ai.

“Po”, shtoi Haxhiu.  

“E more Zot”, tha pastaj Gorani teksa po komentoheshin disa prej pikave të draftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat