Tjetër kërcënim me bombë në aerportin e Prishtinës, i dyti për sot

Aktuale

Tjetër kërcënim me bombë në aerportin e Prishtinës, i dyti për sot

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:37
Aeroporti i Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat