Shoshi pyet zv/kryeministrin: A po jep dorëheqje Besnik Bislimi?

Aktuale

Shoshi pyet zv/kryeministrin: A po jep dorëheqje Besnik Bislimi?

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 23:05
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, se a do të japë dorëheqje nga pozita e tij.

Reagimi i ligjvënëses opozitare vjen pasi sot kryeministri Albin Kurti tregoi se Kosova e pranon planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“A po jep dorëheqje Besnik Bislimi?”, ishte pyetja e Shoshit në Facebook.

Ndërkohë që për të njëjtin plan, muaj më parë, Bislimi thoshte se plani “de jure” e mbështet qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë njohje reciproke në këtë moment.

“E ërsëris, ne nuk duhet t’i zbulojmë elementet e dokumentit, por nëse fokusohemi në elementet “de jure”, atëherë mund të themi se dokumenti mbështet qëndrimin e Serbisë ku aktualisht nuk ka kusht për njohje reciproke”, thoshte Bislimi.

Po ashtu, Bislimi kishte thënë se ai nuk do të jetë më pjesë e dialogut me Serbinë nëse Kosova e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, qoftë edhe me kompetenca jo-ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat