Policia jep detaje për kërcënimin me bombë në Aeroportin “Adem Jashari” - tregon si e pranuan informatën

Aktuale

Policia jep detaje për kërcënimin me bombë në Aeroportin “Adem Jashari” - tregon si e pranuan informatën

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 09:31
Aeroporti “Adem Jashari”

Edhe të hënën, Aeroporti “Adem Jashari” u kërcënua dy herë me mjete shpërthyese përmes postës elektronike.

Fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve.

“Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta”, njofton policia.

Më pas, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

KËRCËNIM ME MJETE SHPËRTHYESE/ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat