Çun Lajçi reagon i revoltuar për “Zajednicën” – “godet” opozitën: E keni duartrokitur kur është firmosur nga Isa dhe Hashimi!

Aktuale

Çun Lajçi reagon i revoltuar për “Zajednicën” – “godet” opozitën: E keni duartrokitur kur është firmosur nga Isa dhe Hashimi!

Nga: M.H. Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 09:46
Çun Lajçi

Ngjarjet e fundit në vend kanë arritur të sjellin reagime të mëdha në gjith vendin.

Së fundmi përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi.

Ai u shpreh se të gjith këta nga opozita që po kundërshtojnë “Zajednicën” e kanë ditur që nga fillimi që do të formohet pasi e kanë duartrokitur kur Isa dhe Hashimi e kanë firmosur, përcjell “Bota sot”.

Tani ajo që m'dhemb e që m'shtynë të shkruej, s'asht Kryeministri (që mundohet me zbutë letrën e “shitësve” tue u thirrë në Kushtetutë e tue vu kushte e pika), por janë këta kapuçat e firmosjeve”, shton tutje aktori.

Postimi i plotë

Ju e dini sepse e keni ditë

Do t'formohet "Zajednica" dhe për fatin tonë t'zi, do t'jetë ashtu siç e ka firmosë Isa e Hashimi! E keni ditë ju që po e kundërshtoni tani, por që e keni duartrokitë kur e kanë firmosë harambashët tuaj me 2013 dhe 2015 dhe e kanë ditë edhe Ata se ajo do t]etë ura e rrënueme përgjithëmonë e Ibrit! Kan heshtë, me shpresën se do ti shpëtojnë birucës së vetmisë e s'e kan kursye emnin e vet me vu n'letrën e zisë!

Tani ajo që m'dhemb e që m'shtynë të shkruej, s'asht Kryeministri (që mundohet me zbutë letrën e "shitësve" tue u thirrë në Kushtetutë e tue vu kushte e pika), por janë këta kapuçat e firmosjeve, që pështymavën tue kërkua që t'mos votohet, thuase firmat i paskan pasë vu n'akull e akullin e paska shkri dielli i asaj senës se nënshkrimeve paushalle!

Edhe ma e dhimbshme asht kur thërret për nënshkrim Ai që e dogj heroizmin e vet tue nënshkrua faljen e Çakorrit!

Kosova nuk bahet tue i ruejt interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!

E keni ba paçavër oborrin e shtëpinë e tani kokorisuni sa të doni se nuk i shpetoni fajit ,ju që doni me mbulue diellin me shoshë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat